Wuhan dhe krahina e tij përreth, Hubei, nuk kishin asnjë rast të ri të koronavirus që të raportohej sot, sipas mediave kineze shtetërore.
Është një kthesë e jashtëzakonshme për qytetin ku është origjina e koronavirusit, i cili kohën e fundit po luftonte për të përballuar situatën me mijëra të sëmurë që kërkonin shtrimin në spital shkruan MIT technologyreview.
Në total 34 rastet e reja të regjistruara një ditë më parë ishin persona të ardhur prej vendeve nga jashtë, thanë zyrtarët kinezë.
Poashtu, lajmet nga Hubei ofrojnë një shkëlqim shprese, dhe mbase disa mësime për qeveritë se si duhet menaxhuar në këso raste. /Gazeta Shneta/