Kryetari i Komisionit përzgjedhës në konkurset për drejtorë të klinikave të QKUK-së, Dr. Fakir Spahiu dhe Kryetari i Komisionit për ankesa Dibran Zogaj, kanë reaguar ndaj disa deklaratave të Dr. Florim Zejnullahut.
Zejnullahu u ankua në Inspektoratin e Punës pasi po pretendon se iu bë e padrejtë pasi nuk u rizgjodh në krye të Klinikës së Syve. Ai pretendon në ankesën e tij se Spahiu i ka thënë se “për nivelin e poenëve për kandidat varet nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së”. Por këtë e ka mohuar ashpër vet Spahiu në një deklaratë për Gazetën Shneta.
“Deklaroj se nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë ato pohime të cilat pretendon kolegu. Komisioni Përzgjedhës ka punuar në bazë të Udhëzimit Administrativ të MPMS Nr.07/2017 dhe pretendimet e tij nuk qëndrojnë. Kolegu ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Inspektoratin e Punës”, ka deklaruar Spahiu.
Në anën tjetër Zejnullahu në ankesën e tij e ka përfshirë edhe kryetarin e Komisionit për Ankesa, Dibran Zogajn, të cilën e ka cituar në ankesë kinse i ka thënë se “e ka nënshkruar refuzimin e ankesës pa e lexuar fare sepse ka qenë nën presion”.
Zogaj ka deklaruar se Komisioni i ankesave në QKUK është komision i pavarur dhe vendimet merren nga tre anëtar te cilët janë te emëruar nga punëdhënësi dhe atë konform rregullores se brendshme te institucionit.
“Vendimet kurrsesi nuk mund te merren me ndikime, por nga vete anetaret e komisiont pasi qe me rregulloren e brendeshme anetaret kane te drejter te vendosin duke ndare mendimin lidhur me rastin”, ka deklaruar Zogaj.
Ai shton se sa i perket potencimit te cilin Zejnullahu e ka cekur ne ankesen drejtuar Inspektoriatit te Punes, eshte e drejte e ankuesit te paraqet faktet dhe provat te cilat do te jene te bazuara si nga ana materiale po ashtu edhe faktike.
“Ndersa per sa i pikes ku deklaron se unë kam qene i obliguar dhe shtyre te vendos ne baze te presionit, per vemendjen tuaj dhe te opinionit, i’u beje me dije se ne asnje menyre dhe forme menaxhmenti larte nuk ka qene dhe nuk ka ndikuar jo vetem ne kete rast, por ne asnje rast te vetem qe ka te beje me ankimimimet, pasi qe siç edhe u potencua me larte Komisioni i Ankesave vlerson ne baze te fakteve te prezantuara ne ankese dhe shkresave tjera qe lidhen me rastin”, ka deklaruar Zogaj. /Gazeta Shneta/