Spanja ka regjistruar 864 vdekje të tjera që lidhen me koronavirusin, më e larta në një ditë, pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve në të gjithë Evropën ka shkuar përtej 30,000.
Më shumë se 9,000 njerëz kanë vdekur në Spanjë nga virusi shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Rastet e konfirmuara në vend kanë kaluar 100,000, por numrat tregojnë se shkalla e infeksionit vazhdon të bie.
Sekretari i Përgjithshëm i KB, António Guterres tha se pandemia ishte sfida më e madhe në botë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën tani është mbi 870,000, me më shumë se 43,000 vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins./GazetaShneta/