Specializantët e gjeneratës 2016/2017 janë revoltuar ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ata kanë paralajmëruar protestë për të enjten para MSH-së, pasi thonë se Ismaili nuk e mbajti premtimin për t’i futur në sistemin e pagave, shkruan Gazeta Shneta.
Specializantët që janë me vetfinancim, do të kërkojnë sërish që të paguhen nga Ministria e Shëndetësisë.
Ismaili iu kishte premtuar se nga 1 janari të gjithë specializantët do të futen në sistemin e pagave. /Gazeta Shneta/