Spitali rajonal i Gjakovës ka blerë veturë me paratë e dedikuara për inventar medicinal.
Spitali rajonal i Gjakovës i cili udhëhiqet nga Hilmi Shala, ka blerë veturë në vlerë 16,490 euro. Këto para nuk ishin miratuar për makina, por ishin në kuadër të buxhetit për inventar medicinal, shkruan Gazeta Shneta.
Zyra Kombëtare e Auditorit në raportin e auditimit për vitin 2020, ka konsideruar se ky veprim i Spitalit të Gjakovës jo vetëm që është në kundërshtim me Ligjin e Buxhetit, por ka ndikuar edhe në mos realizimin e projektit të miratuar sipas ligjit.
ZKA ka kërkuar nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së që të marr masa në këtë rast për të siguruar shpenzimin e buxhetit sipas ligjit.
“Bordi Drejtues dhe drejtori i Spitalit duhet të sigurojnë se buxheti për investime kapitale ekzekutohet sipas projekteve të miratuara në ligjin e buxhetit”, thuhet në raport. /Gazeta Shneta/