Ndonëse, numri i lartë i pacientëve të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës është rritur dukshëm, si pasojë e infektimit me Covid, furnizimi me oksigjen nuk do të paraqes problem.
Kjo pasi rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, ka krijuar një stabilitet të qëndrueshëm shkruan Gazeta Shneta.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), më parë, furnizimi me oksigjen për pacientët është kryer përmes bombolave, por tashmë ato po largohen nga përdorimi.
Njoftimi i plotë nga ShSKUK-ja, pa ndërhyrje:
Spitali i Gjakovës, pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasiqë rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.
Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi.