Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

Lajme 24/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Spitali i Pejës dhe Gjakovës
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshjen, që target ka grupet e margjinalizuara dhe sëmundjet jo-ngjitëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky projekt ka vlerë prej 5.5 milionë franga zvicerane, ku do të implementohet në spitalin e Gjakovës e Pejës.

“Vlera e këtij bashkëpunimi për mua dyfishohet kur marrim parasysh llojet e sëmundjeve që trajton, atyre jo-ngjitëse. Kosova e veçmas shëndetësia jonë po kalon në një tranzicion, që dorën në zemër po zgjat më shumë se që e kemi menduar. Kam zgjedhur të jem edhe menaxher, sepse sot më së paku duhet politikë në shëndetësi. Në një vend si ky i joni, ku 1 nga 7 persona preken nga sëmundjet, ky projekt është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Vitia.

E ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly theksoi se një sistem i mirë shëndetësor është krucial për funksionimin e një vendi.

“Jam krenar që ta kem mundësinë për ta nënshkruar këtë marrëveshje. Zvicra ka lidhje të ngushta dhe ka shumë vite që punojmë me projekte të ndryshme. Shëndetësia publike ka qenë lidhja e suksesshme. Një sistem i mirë shëndetësor është krucial për mirë-funksionimin e një vendi. Përmes projekteve tuaja që i keni bërë, Kosova është në rrugë të mirë. Është shumë pozitive që Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për vitin 2023 për shëndetin publik”, u shpreh Kolly./KP/

Artikulli paraprakMSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas
Artikulli i rradhës OBSH: Po rritet numri i vdekjeve nga tuberkulozi në Evropë

Ju sugjerojmë

Gjinekologjia e QKUK-së del me sqarim për vdekjen e foshnjës, kërkojnë të ruhet imazhi i klinikës

05/06/2023 Lajme

MSH i kërkoi Neonatologjisë që t’i përshtatë specifikat e tenderit për autoambulancë sipas draftit të NJKP-së

05/06/2023 Lajme

Mbahet  konferenca e parë e specializantëve të Endokrinologjisë

05/06/2023 Lajme

Ministria e Shëndetësisë me parregullësi në menaxhimin e specializantëve

05/06/2023 Lajme

Gruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

05/06/2023 Lajme

Mbahet konferenca ndërkombëtare- 20 vjetori i punës me frytnim të asistuar mjekësor

05/06/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.