Spitali i përgjithshëm i Pejës ka marr masa për parandalimin e koronavirusit në këtë institucion.
Spitali ka njoftuar se janë ndaluar vizitat e familjarëve, ndërsa janë mbyllur të gjitha dyert tjera përveç asaj të Emergjencës, shkruan Gazeta Shneta.
Lexoni njoftimin e plotë:
Ndërpriten të gjitha Vizitat. Hyrja për pacientët në Spital vetëm përmes Emergjencës!
Njoftohen të gjithë qytetarët se në kuadër të masave kundër Korona virusit janë ndërprerë të gjitha vizitat në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kjo është bërë në kuadër të masave mbrojtëse për pacientët, personelin e Spitalit dhe ngritjes së nivelit të pastrisë dhe higjienës. Shërbimet për Pacientë po vazhdojnë dhe do të vazhdohet të ofrohen normalisht. Informacionet për të sëmuret mund të merren tek Recepcioni në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Pacientët duhet të jenë të pajisur me udhëzim nga niveli parësorë pra nga Mjeku Familjar. Përjashtim bëjnë vetëm rastet urgjente. Hyrja e të gjithë pacientëve do të bëhet vetëm nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Dyert tjera hyrëse në Bllokun Kirurgjik dhe Internistik do të jenë të mbyllura. Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithëve në mënyrë që të kemi mundësi të vazhdojmë të ofrojmë pa pengesa shërbimet shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë.