Administrata e Spitalit Rajonal të Prizrenit ka kërkuar nga punonjësit shëndetësor që të nënshkruajnë një deklaratë që, sipas tyre, verifikon nëse rekrutimi i tyre është bërë në mënyrë ligjore.
Ndërkaq, në lidhje me këtë janë shfaqur skeptik përfaqësues të Shoqatës të së Drejtave të Pacientëve në Kosovë [PRAK].
Besim Kodra, kryetar i PRAK, ka reaguar përmes llogarisë së rrjeteve sociale në lidhje me këtë praktikë të aplikuar nga administrata e Spitalit të Prizrenit, shkruan Koha.net
“Në spitalin e Prizrenit qenka nënshkruar një deklaratë nga të punësuarit e 3 viteve të fundit, se janë punësuar pa dhënë ryshfet! Ky është një fakt shumë i rëndësishëm për “faktmbledhësit” !”, potencoi Kodra.
Mospajtimin e tij e shfaqi edhe përgjatë një komenti në këtë reagim, duke vlerësuar se një konfirmim i tillë vlen vetëm për njerëzit që nuk janë të përfshirë politikisht.
“Kjo vlen nese nuk eshte njeri i politikes. Perndryshe, pajtohem plotesisht!”, thekson më tutje kryetari i PRAK-ut.