Spitali Rajonal i Vushtrrisë, Sheikd Zayed, ka përcjell sot në pension dy ikonat e shëndetësisë së saj, Dr Fazli Jetullahun dhe Dr Pajazit Pllanën.
Dy kontribut dhënësit e mëdhenj të këtij spitali dhe qytetit të Vushtrrisë u përcollën me një koktej rasti organizuar nga krerët e spitalit, shkruan Gazeta Shneta.
Të dy punuan si shërbyes shëndetësor për shumë vite në këtë spital dhe për këtë u nderuan edhe me mirënjohje nga drejtoria e spitalit.
Në ndejën e pensionimit prezent ishte stafi i spitalit dhe anëtar të sindikatës së punëtorëve. /Gazeta Shneta/