Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ditë më parë ka nënshkruar një kontratë për furnizim me çarçafë dhe ‘postava’ për shtretërit e reparteve.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 4 mijë e 500 euro dhe sipas dosjes, kanë konkurruar 6 kompani.
Kompania “Endi” SHPK thuhet në dosjen e tenderit, ka qenë më e përgjegjshmja. Kjo kompani ka fituar tenderin me ofertën 4.158,40 euro.
Në dosje nuk është specifikuar se sa është sasia e materialeve që do të furnizohet spitali nga kjo kompani. /Gazeta Shneta/