Menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit ka dërguar një sqarim në adresë të Gazetës Shneta lidhur me raportimin për rastin e vdekjes në rrethana të dyshimta të pacientit 50-vjeçar Jetullah Qelaj.
Për këtë rast familjarët rrëfyen se kishin probleme me oksigjenin, pasi gjatë trajtimit të pacientit kishte shpërthyer manometri, pajisja që e rregullon oksigjenin, shkruan Gazeta Shneta.
Pas këtij incidenti mjekët kishin vendosur që pacientin ta zhvendosin për trajtim në intensivë, por rrugës për në këtë njësi, familjarët thanë se s’kishte oksigjen të mjaftueshëm në bombolën portative, si dhe kanë raportuar për probleme me liftin ku pacienti kishte mbetur i bllokuar për disa minuta.
Sipas familjarëve pacienti kishte ndërruar jetë në liftë, përkundër se vdekjen ua kishin konfirmuar disa minuta më vonë në intensivë.
Por menaxhmenti i Spitalit ka deklaruar se nuk ka pasur probleme në trajtimin e pacientit.
Lexoni sqarimin e plotë:
Ne pyetjen se a ka pasur shpërthim të bombolës dhe për rastin e vdekjes së Pacientit J.Q I lindur me 1970. I autorizuar nga Keshilli drejtues une si drejtor mjekesor dr Ali Hoti pas deklaratave te ekipes kujdestare (Mjek dhe infermiereve) qe jane marre me rastin ne fjale konstatoj: 1.Gjate transferimit te pacientit ne fjale konstatoj se gjate transferimit dhe ne ashensor dhe askund tjeter nuk ka pas asnje shperthim te bomboles dhe se pacienti eshte vendos ne mjekimin intesiv qendror ku eshte trajtuar dhe reanimuar nga mjeket anesteziolog kujdestar . Sa i perket oksigjenit spitali ka sistemin qendror te oksigjenit nga tankeri dhe ka ne dispozicion 463 shtreter me oksigjen qendror, dhe se bomolat per oksigjen nuk i perdorim per trajtimin e pacienteve neper reparte, pasi qe repartet jane te furnizuara me sistemin e oksigjenimit qendror. Pacienti ne fjale eshte testuar me metoden PCR me 27.11.2020 dhe eshte konfirmuar negativ me 28 11. 2020. Pacienti ka qendruar ne spital prej dt 26.11.2020 deri me 07.12.2020 Pacientit I eshte marre testi edhe nje here per ritestim me dt05.12.2020 dhe me dr.06.12.2020 perseri rezulton negativ Pacienti ka qene para disa vitesh me TBC