Stafi i Klinikës Infektive të cilët udhëtojnë nga komunat tjera, do të mund të akomodohen në një hotel afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ky është plani që po bëhet nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë në rast nevoje nëse stafi mjekësor nuk do të mund të udhëtoj për shkak të ndalesave, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i MSH-së Dr. Naim Bardiqi, i cili ka thënë se këtë mundësi ia ka ofruar drejtoreshës së Infektivës Dr. Lindita Ajazi-Berisha.
“Në një takim që kemi pasur me Dr. Linditen kemi biseduar për akomodimin e stafit mjekësor në një hotel afër QKUK-së. Po shohim nëse QKUK mund ta përballojë me buxhetin e saj, ndryshe mund ta ndihmojmë edhe ne si Ministri”, ka deklaruar Bardiqi.
Nga stafi i Kliniës Infektive, por edhe klinika të tjera ka pasur ankesa sidomos nga infermierët se nuk po mund të udhëtojnë për shkak të ndalimit të transportit ndërurban. /Gazeta Shneta/