Stafi i poliklinikës private “Galaxy” kanë publikuar disa fotografi nga një darkë e organizuar mbrëmë në njërin prej restoranteve në Prishtinë.
Në fotografitë që janë publikuar, stafi mjekësor shihet në krye me menaxheren Miradije Statovci, të grumbulluar në kundërshtim me masat dhe udhëzuesin e Qeverisë për gastronominë, shkruan Gazeta Shneta.
Masta e Qeverisë kundër pandemisë Covid-19 nuk lejojnë më shumë se 4 persona në një tavolinë. Poashtu në udhëzuesin e Ministrisë së Shëndetësisë për gastronominë, klientët në restorane nuk kanë të drejt të ngrihen në këmbë pa maskë.
Sipas këtij udhëzuesi klientët janë të obliguar të mbajnë distancë së paku 1 metër në zonat ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Por sipas fotogarfive duket se stafi i “Galaxy” nuk i kanë respektuar masat dhe udhëzuesin. /Gazeta Shneta/