Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ka mbajtur sot një protestë pas sulmit të mbrëmshëm ndaj mjekut V.R. nga familjarët e një pacienti i cili po trajtohej në emergjencë.
Stafi i QKMF-së kanë protestuar për një orë kundër sulmeve dhe veprimeve denigruese ndaj personelit shëndetësorë në këtë institucion, shkruan Gazeta Shneta.
Ata iu kanë bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, Policisë së Kosovës, Prokurorisë, Odës së Mjekëve dhe sindikatave që të merren seriozisht me të gjitha rastet e dhunës ndaj mantelbardhëve. Në protestë ka marr pjesë edhe nënkryetari i OMK-së Dr. Rrezart Halili.
OMK ka dal me një reagim publik ku ka dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në Klinë. “Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut nga Klina, i cili u sulmua mbrëmë në hapësirat e vendit të punës duke ofruar shërbimin shëndetësor. Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktimë e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat nuk kanë të ndaluar”, thuhet në reagimin e OMK-së.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë. /Gazeta Shneta/