Stomatologia shqiptare: Nënat që po vendosin foshnjën në gjumë me shishe, po bëjnë gabim të tmerrshëm

2018-08-01 në ora 21:45

Vendosja e foshnjës në gjumë gjithnjë është një ndër gjërat më të vështira për një prind. Megjithatë, ekzistojnë metoda të caktuara stimuluese që i ndihmojnë foshnjës të fle, e një ndër ta edhe vendosja e tyre në gjumë me shishe në gojë.

Këtë metodë nuk po e rekomandon specialistja stomatologe e fëmijëve, Dr. Lejla Luta, e cila thotë se një praktikë e tillë konsiderohet prej shkaktarëve kryesor të kariesit cirkular, shkruan Gazeta Shneta.

“Asnjëherë mos e vendosni fëmiun në gjumë me shishe.Përdorimi i shishes gjatë natës sidomos kur në të ka përmbajtje të ëmbël kosiderohet si një ndër shkaktarët kryesor të kariesit të hershëm të fëmijëve(kariesit cirkular)”, ka njoftuar profesionistja mjekësore.

Kariesi dentar është një shkatërrim dentar i dhëmbit që shkakton prishjen e tij. Karakterizohet me shkatërrimin e indeve të forta të dhëmbëve duke filluar nga sipërfaqja e duke vazhduar ne thellësi dhe duke përfunduar me formimin e një zgavre në siperfaqen përtypëse ose në ato anësore të dhëmbëve dhe dhëmballeve./Gazeta Shneta/