Ankthi psikologjik, stresi dhe gjendja e rënduar ekonomike gjatë pandemisë Covid-19 kanë krijuar që njerëzit të përjetojnë çrregullime në të ngrënë.
Studimi i fundit i botuar në “The International Journal of Eating Disorders” ka treguar se stresi dhe faktorët e tjerë të jashtëm kanë bërë që njerëzit ta konsideronin ushqimin si një opsion për ta përballur pandeminë Covid-19 shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Ky studim thekson rolin që luan stresi, së bashku me ndryshimet në situatat tona sociale, jetën familjare dhe profesionale, në vendimin tonë për të ngrënë”, Sarah Anzlovar, dietologe në Boston.
Çfarë janë crregullimet në të ngrënë?
Kur një person përjeton shqetësime të vazhdueshme dhe potencialisht jo të duhura në ngrënie, atëherë ai mund të jetë duke përjetuar çrregullime në të ngrënë.
Llojet në këto çrregullime përfshijnë: anoreksia nervore, bulimia nervosa, crregullim i ngrënies së tepërt e shumë të tjera.
Këto çrregullime prekin deri në pesë përqind të popullsisë./GazetaShneta/