Studentët që mbarojnë infermierinë dalin të pakualifikuar në tregun e punës, shkak ky që vjen si pasojë e dominimit të teorisë krahas praktikës.
Sabri Skenderi, president i urdhrit të infermierit thotë se është domosdoshmëri shtimi i orëve të praktikës në këtë departament, raporton Vision Plus.
“Infermierët e rijnë që dalin nga fakultetet, qoftë publike apo private kanë problematikë në formimin e tyre profesional. Njohuritë dhe shprehitë e tyre praktike lënë për t’u dëshiruar.”, thotë Skenderi.
Vetëm këtë vit, rreth 700 infermierë profesionist e kan lënë Shqipërinë, sipas presidentit të urdhërit.
Problematikë tjetër, sipas Sabri Skenderit është edhe dhënia e notës së pa merituar nga pedagogët këtyre infermierëve të ardhshëm.