Programet dhe profesionistët e shëndetit janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm se si baballarët, në mënyrë specifike, ndikojnë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre.
Baballarët kanë më shumë rëndësi se çdo kujdestar tjetër në shëndetin e fëmijëve të tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Provat tregojnë se baballarët luajnë një rol kritik në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke filluar nga periudha para lindjes dhe duke vazhduar deri në fëmijërinë e hershme dhe adoleshencën.
Kur baballarët janë të përfshirë gjatë shtatzanisë, nënat kanë më shumë gjasa të kenë kujdes më të lartë në tremujorin e parë, gjë që ka efekte pozitive në shëndetin e nënës ashtu edhe në të foshnjës.
Gjatë foshnjërisë, baballarët duhet të mbështesin nënat gjatë ushqyerjes me gji sepse kjo mund të zvogëlojë mundësinë e vdekjes së parakohshme tek foshnjat.
Baballarët gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e fëmijëve gjatë fëmijërisë së herdhme, për sa i përket funksionit ekzekutiv dhe zhvillimit emocional shoqëror dhe gjatë adoleshencës, përfshirja e babait përkthehet në rezultate më të mira në shkollë.
Megjithatë, përkundër kësaj dëshmie, baballarët ende përballen me pengesa për përfshirjen, përfshirë pengesat sistemike që lidhen me punësimin dhe mungesën e besimit që buron nga stereotipet sociale për rolin e pritur të një babai. /GazetaShneta/