Studiuesit po dëshmojnë se çokollata mund të jetë shërimi më i mirë për kollën tuaj.
Universiteti Hull në Angli realizoi një studim të 163 pacientëve të cilët gjatë kohës kur kishin pasur kollë ishin trajtuar me çokollatë, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet nga ata që morën ilaçe me çokollatë treguan “përmirësim të ndjeshëm” të simptomave brenda dy ditësh kur u krahasuan me ato të shurupit të kollës.
Sipas studiuesve, një alkaloid që gjendet në kakao është më i mirë në largimin e kollës sesa kodeina sepse kjo e fundit shkakton një shtresë në mbaresat nervore të fytit tuaj që shkakton më shumë kollë. /GazetaShneta/