Studim: Është shumë e rrallë të infektoheni nga Covid-19 dy herë

2020-04-21 në ora 23:31

Shumica e personave kanë pyetur nëse mund të infeksoheni me Covid-19 dy herë. Kjo pas raporteve të fundit në shkurt që një grua japoneve kishte rezultuar pozitive për herë të dytë.

Provat e deritanishme tregojnë se infektimi me Covid-19 dy herë është shumë e rrallë edhe se shumica e personave të infektuar shërohen dhe zhvillojnë imunitet ndaj tij. Sidoqoftë, ende nuk është e qartë se sa do të zgjasë ky imunitet, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas ekspertëve, në çdo sëmundje infektive ka raste kur njerëzit mund të infeksohen dy herë, por janë të rralla. Nuk ka asgjë për të sugjeruar që kjo është një dukuri e zakonshme në këtë sëmundje, por duhet të mësohet edhe më shumë në këtë drejtim.

Ka dëshmi të reja nga studimet e më hershme që tregojnë se individët zhvillojnë antitrupa pas infeksionit dhe ka të ngjarë të jenë imunë nga riinfeksioni në një afat të shkurtër. /GazetaShneta/