Gërhatja gjatë shtatzanisë rrënon cilësinë e gjumit tuaj.
Një studim i ri i ka zbuluar se gërhatja gjatë shtatzanisë mund të jetë e keqe për shëndetin e foshnjës tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Të dhënat mjekësore treguan se nënat që gërhisnin më shumë se tre netë në javë kishin një rrezik më të lartë gjatë lindjes, të cilat përfshinin lindje me prerje cezariane dhe foshnje më të dobët.
Shumë gra gërhasin në gjumë për shkak të mbipeshës, çekuilibrit të hormoneve dhe mbajtjes së lëngjeve.
Në gratë jo shtatzëna, gërhatja mund të shkaktojë inflamacion që mund të jetë i dëmshëm për sistemin kardiovaskular. Megjithëse nuk ka shumë prova, gërhitja shkakton inflamacion që ndryshon enët e gjakut që shkojnë në placentë, gjë që çon në më pak rrjedhje gjaku dhe lëndë ushqyese që arrijnë tek fëmija, duke rezultuar në më pak rritje./GazetaShneta/