Koronavirusi mund të jetë ngjitës për disa ditë pasi zhduken simptomat, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit zbuluan se rreth gjysma e pacientëve në Kinë ishin akoma bartës të virusit edhe pasi ata dukeshin se ishin shëruar shkruan dailymail, transmeton GazetaShneta.
Disa ishin infektues deri në tetë ditë pasi ethet dhe kollitjet e tyre kshin mbaruar.
Ekipi nga Shkolla e Mjekësisë Universitare Yale, thonë se gjetjet ofrojnë prova që pacientët duhet të zgjasin izolimin e tyre përtej 14 ditëve të rekomanduara në mënyrë që të mos infektojnë të tjerët.
Për studimin të botuar në American Journal of Respiratory and Critical Medicine, ekipi shikoi 16 pacientë me simptomat e buta të virusit./GazetaShneta/