Kupat menstruale janë një mënyrë e shkëlqyer për të zvogëluar gjurmët e gjakut menstrual gjatë ciklit tuaj. Përveç përfitimeve të tjera ato janë edhe ekologjike. Gotat menstruale janë po aq të sigurta dhe efektive sa tamponët dhe pecetat. Por, a janë plotësisht pa rrezik? Ndoshta jo.
Sipas një studimi, kupat menstruale janë të sigurta dhe efektive njëlloj si produktet e tjera gjithashtu nuk janë të dëmshme për florën natyrore vaginale të një gruaje, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, studiuesit ende nuk janë të sigurtë nëse gotat e menstruacioneve janë të mira në parandalimin e shokut toksik sesa produktet e tjera të ciklit menstrual. Sindroma e shokut toksit ose TSS është një gjendje potencialisht vdekjeprurëse që shfaqet kur një lloj i baktereve qëndron në tampon dhe lëshon toksina që e mbingarkojnë trupin. Por, për fat të mirë TSS është shumë e rrallë.
“Ekzison mundësia e zhvillimit të sindromës së shokut toksik, por rreziku i TSS është 1 në 100,000. Pra, është e rrallë edhe nëse tamponi lihet për një periudhë të gjatë brenda vaginës tuaj”, tha Leena Nathan, gjinekologe.
Për të shmangur rrezikun e TSS, është më mirë që kupën tuaj menstruale ta boshatisni çdo katër deri në gjashtë orë./GazetaShneta/