Njerëzit me gjak të tipit A janë dukshëm më të predispozuar të kapin koronavirus sesa ata me tipin 0 kanë zbuluar akademikët kinezë.
Studimi në Wuhan – epiqendra e sëmundjes – gjithashtu zbuloi që ata me gjak të tipit A ka më shumë të ngjarë të vdesin nga COVID-19, transmeton Gazeta Shneta.
Në mesin e pacientëve me COVID-19, njerëzit me tipin 0 përbënin vetëm 25%, ndërsa tipi A përbënte 41%. Njerëzit me gjak të tipit 0 përbënin një të katërtën (25 përqind) të vdekjeve në hulumtim.
Normalisht, njerëzit e tipit 0 përbëjnë 32 përqind të njerëzve në Wuhan. Nga 206 pacientë në studim që vdiqin, 85 kishin gjak të tipit A, ekuivalent me 41 përqind të të gjitha vdekjeve dhe vetëm 32 përqind kishin grup të gjakut 0.
Studiuesit tregojnë se një grup më i madh studimi do t’i bënte shifrat më të besueshme. /GazetaShneta/