Dy studime të reja, megjithëse nga vende të ndryshme të botës, kanë arritur në të njëjtin përfundim, që fëmijët e vegjël jo vetëm që transmetojnë SARS-CoV-2 në mënrë efikase por mund të jenë edhe shtytësit kryesorë të pandemisë gjithashtu.
Sipas rezultuateve, fëmijët 5 vjeç dhe më të vegjël që zhvillojnë simptoma të buta deri të moderuara Covid-19 kanë nga 10 deri 100 herë më shumë covid në nazofaringë sesa fëmijët më të rritur, transmeton Gazeta Shneta.
Kurdoherë që këta fëmijë të vegjël kolliten, teshtijnë ose bërtasin, ata dëbojnë pikat e ngarkuara me virus nga nazofaringulli në ajër.
Nëse ata kanë më shumë se njëqind herë sasinë e virusit në fyt dhe pasazhet hundës sesa të rritur, ka kuptim vetëm se ata do ta përhapnin virusin në mënyrë më efikase.
Autorët përfundojnë se ka të ngjarë që fëmijët e vegjël, megjithëse jo aq të prirur për të vuajtur nga infeksioni Covid-19, prapseprap shkaktojnë përhapjen e tij, ashtu si ndodh me disa sëmundje të tjera të frymëmarrjes. /GazetaShneta/