Studimet e hershme kanë treguar se rreth 25% pacientëve me infeksione të rënda COVID-19 kishin diabet.
Nëse jeni infektuar me Covid-19, atëherë infeksioni mund t’ju rrezikoj më shumë nëse keni komplikime të diabetit, si ketoacidoza diabetike (DKA) shkruan Webmd, transmeton GazetaShneta.
DKA ndodh kur nivele të larta të acideve të quajtura ketone ndërtohen në gjakun tuaj dhe mund të jetë shumë serioze.
Këshilla për të shmangur infeksionin
Mënyra më e mirë për të shmangur infeksionin është të qëndroni në shtëpi sa më shumë që të keni mundësi.
Nëse duhet të dilni, mbani të paktën 6 metra larg nga njerëzit e tjerë dhe vendosni një maskë./GazetaShneta/