Njerëzit me diabet kanë një rrezik më të lartë të vdesin nëse infektohen nga koronavirusi – kjo për shkak të një mbiprodhimi të qelizave imune në mushkëri, zbulon një studim i ri.
Ekspertët nga Universiteti Wuhan zbuluan se njerëzit me nivele të larta të glukozës në gjak kanë një shans shumë më të madh për të kapur lloje të rënda të virusit vdekjeprurës, transmeton Gazeta Shneta.
Ekipi thotë se Covid-19 rrit metabolizmin e glukozës përmes një fenomeni të njohur si ‘stuhi e citokinës’ që çon në shumë qeliza imune që prodhohen.
Dr. Shi Liu, nga Universiteti Wuhan në Kinë, tha që jo goditje në qelizat imune shpesh ndodhë në mushkëri dhe rrit rrezikun e një pacienti me koronavirus diabetik që vdes.
Citokinat janë komponimet aktivizuese të qelizave imune dhe kur një pacient është i ekspozuar ndaj gripit ose koronavirusit vërehet një goditje dramatike në numrat e citokinës.
Metabolizmi i glukozës dhe rrjetet sinjalizuese të citokinës inflamatore dihet që kanë evoluar së bashku, por nuk ka qenë e qartë nëse bashkëveprojnë gjatë infeksionit të gripit. /GazetaShneta/