Mjekët pediatër amerikanë po shqyrtojnë nëse duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre lidhur me synetllëkun tek djemtë e porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), si rezultat i përfitimeve që lidhen me procedurën e rritjes.
Gjetjet nga 3 gjykime të rastësishme të botuara që nga viti 2005 i kanë dhënë shtysë organeve profesionale si Akademia Amerikane e Pediatrisë në mënyrë që të rishikojnë rekomandimet, shkruajtën ekspertët në një revistë kryesore (Arch Ped Adol Med2010; 164: 78-84).
Të tre gjykimet gjetën se synetllëku zvogëlon shkallën e disa sëmundjeve të meshkujve, duke përfshirë edhe virusin e mungesës së imunitetit njerëzor HIV (human immunodeficiency virus), virusin herpes simplex i tipit 2 (i cili shkakton herpes gjenital) dhe virusi i papilomes së njeriut (i cili shkakton lythat gjenitale). Përvetësimi i HIV ishte ulur me të paktën 53%, virusi herpes simplex i tipit 2 (HSV-2) ishte ulur me të paktën 28%, dhe prevalenva e virusit të papilmë-s humane (HPV-Human Papilloma Virus) ishte ulur me 32% tek burra, thanë ata.
Përveç kësaj, një studim gjeti se partneret femra të meshkujve të bërë synet kishin 40% më pak të ngjarë që të kishin virginitis bakterial (një gjendje që përfshin një çekuilibër dhe një rritje të jashtëzakonshme të baktereve të vlerësuara të dëmshme).