Një studim i shtrirë në kohë ka arritur në përfundimin se ka një lidhje mes ushqyerjes me gji dhe inteligjencës.
Studimi është bërë në Brazil dhe shkencëtarët kanë ndjekur ecurinë e 3500 bebeve.
Ata kanë arritur në përfundimin se bebet që janë ushqyer me gji kanë koeficent të lartë inteligjence kur rriten.
Ekspertët thonë se ky përfundim mbështet gjithmonë e më shumë këshillën që bebet duhet të ushqehen me qumësht të paktën në gjashtë muajt e parë.
Natyrisht shkencëtarët e pranojnë se ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë tek inteligjenca e fëmijës.