Është zbuluar se si noton një spermatozoid përtej të gjitha sfidave në fluidet për të mbërritur tek tubat e fallopit, e gjitha sillet rreth ritmit.
Hulumtues nga Mbretëritë e Bashkuara dhe Japonia kanë gjetur se lëvizjet e kokës dhe bishtit të spermatozoidit japin model të njëjtë si fusha që formohet rreth magneteve.
Kjo ndihmon që spermatozoidi të mbërrijë në vezore.
Duke e ditur se pse disa spermatozoidet kanë sukses e disa të tjerë dështojnë, do të ndihmonte trajtimin e infertilitetit tek burrat, thanë hulumtuesit, transmeton Gazeta Shneta.
Më shumë se 50 milionë spermatozoid e nisin rrugën për të fekonduar një ve femërore kur burri dhe gruaja bëjnë seks.
Vetëm 10 prej tyre arrijnë kufirin – por ka vetëm një fitues.
Ky udhëtim është i vështirë dhe i pabesë, tha mjeku studiues Dr. Hermes Gadelha.
“Çdo herë që dikush më thotë se do e kenë një foshnje, unë e mendoj si një ndër mrekullitë më të mëdha në botë – por askush nuk është i vetëdijshëm për këtë,” tha Dr. Gadelha, një mësimdhënës i Matematikës Aplikative në Universitetin e Jorkut.
Ai dhe ekipi i tij kanë matur lëvizjet e bishtit të spermatozoidit për ta kuptuar rrjedhjen e fluidit përreth spermatozoidit.
Del të jetë që një “formulë e lehtë matematikore” e shpjegon modelin ritmik të krijuar, tha Dr. Gadelha.
Këto lëvizje ndihmojnë të zgjedhen spermatozoidet që ecin përpara tek thesari i tyre – veza e femrës.
Studimi i publikuar në gazetën “Physical Review Letters” thotë se hapi tjetër është përdorimi i këtij modeli për të paraparë se si lëvizin numri i madh i spermatozoidëve.
Profesori Allan Pacey i cili është një ekspert i spermatozoideve nga Universiteti i Shefielldit tha se një spermatozoid i suksesshëm ka shumë më shumë veçori sesa aftësitë e notit.
“Sa më shumë që dimë për spermatozoidët, aq më mirë për ne. Kjo mund të ndihmojmë me trajtimin e infertilitetit në mënyra të ndryshme, mirëpo ka shumë faktorë tjerë që duhet t’i kemi nën konsideratë.”
Ata e përfshijnë numrin e spermatozoidëvë, dërgimi i tyre në vendin e duhur në kohën e duhur dhe AND-ja prezentë në kokën e spermatozoidit.
Gara për tek veza – çfarë udhëtimi përjetojnë spermatozoidët?
Kur një burrë ejakulon, 50 deri në 150 milionë spermatozoidët krijohen dhe menjëherë fillojnë të notojnë drejtë tubave të fallopit në trupin e një gruaje.
Por ky nuk është një udhëtim i lehtë – ka shumë sfida që qelizat seksuale mashkullorë duhet t’i tejkalojnë, të gjitha këto vetëm në një gjatësi prej 0.065 mm.
Vetëm një spermatozoid penetron vezën femërore dhe e fertilizon, kështuqë gara fillon.
Së pari, spermatozoidët duhet të mbijetojnë vaginën, kushtet e të cilës të ofrojnë vdekje. Pastaj duhet t’i kalojnë udhët qorre dhe pengesat para se të arrijnë uterusin.
Përgjatë rrugës ka përplot rruza të bardha të gjakut që presin t’i mbysin spermatozoidët.
Në fund, spermatozoidët e mbetur i arrijnë tubat e fallopit ku edhe ushqehen.
Por, a është lëshuar një vezë në kohën e duhur që të mirëpres spermatozoidin fitues? Nëse jo, i gjithë udhëtimi ka qenë i kotë. /Gazeta Shneta/