Studimi: Fëmija i parë rrezikohet nga këto sëmundje

2017-02-26 në ora 22:41

Edhe pse fëmijët e parë kanë të gjithë vëmendjen dhe përkujdesjen e prindërve, të qenit fëmija më i madh nuk ka gjithmonë avantazhe.

Sipas një studimi të fundit të bërë nga University of Texas, fëmijët e lindur të parët në një familje janë më të rrezikuar nga disa sëmundje si obeziteti, tension i lartë i gjakut dhe niveli i lartë i triglicerideve.

Studimi më i madhi i këtij lloji është bazuar tek të dhënat shëndetësore të gati 400 mijë amerikanëve përgjatë çerek shekulli.

Krahasuar me fëmijët e pestë, fëmijët e parë janë rreth 5% më të rrezikuar që të jenë obezë dhe 7% që të kenë tension të lartë të gjakut. Studimi ka zbuluar se probabiliteti që të kesh tension të lartë të gjakut ulet sipas radhës së fëmijëve.

Fëmijët e dytë kanë 3% më pak se fëmijët e parë që të kenë tension të lartë të gjakut, ndërsa fëmijët e pestë kanë 7% më pak rrezik. Gjithsesi, fëmijët më të mëdhenj kanë 13% më pak gjasa që të pinë duhan.