Problemet reumatike janë të natyrave të ndryshme, por trajtimi i tyre shpeshherë shihet si i vështirë pasi kërkon më shumë disiplinë.
Ndërsa në një hulumtim të realizuar së fundmi nga Universiteti i Birminghamit dhe që janë botuar në ‘Journal of Autoimmunity’ tregojnë se mungesa e vitaminave kryesisht ndikon në artritin reumatik.
Në fakt, bëhet fjalë për vitaminën D, e cila ndihmon pothuajse në të gjitha sëmundjet inflamatore dhe trupi i njeriut ka përfitime të shumta nga kjo vitaminë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas autorit të studimit Martin Hewison, qelizat e imunitetit ishin më pak të dobësuara me përdorimin e vitaminës D në dietën ushqimore.
“Hulumtimi ynë tregon se ruajtja e vitaminës D të mjaftueshme mund të ndihmojë për të parandaluar fillimin e sëmundjeve inflamatore si artriti reumatoid’’, thotë më tutje Dr. Louisa Jeffery, po ashtu autore e këtij studimi.
Ndërsa vitaminën D, mund ta gjeni në ushqime si: vaj peshku, produktet e qumështit, lëng portokalli, qumësht soje, drithëra.
Por edhe marrja e kësaj vitamine në doza të mëdha mund të ketë efekt negativ, prandaj për çdo gjë konsultohuni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/