Shumica e meshkujve brengosen për madhësinë e penisit të tyre.
Derisa ka të tjerë që e vënë në diskutim nëse vërtetë madhësia ka rëndësi.
Më në fund kemi një përgjigje nga shkenca për këtë dhe shumë meshkujve nuk do t’u pëlqejë e vërteta shkencore.
Sipas një studimi të publikuar në gazetën për Shëndetësi Seksuale, madhësia e penisit mund t’i shkaktojë më shumë orgazma vaginale një femre – por jo domosdoshmërisht edhe orgazma klitorale, njofton Klan Kosova.
Hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt me penis më të gjatë i bëjnë femrat më shpesh të përjetojnë klimaks.
“Zbulimi vërteton se gjatë penetrimit arritja e kënaqësisë tek femrat varet shumë nga madhësia e penisit dhe orgazma vaginale është e lidhur me këtë element”.
Rezultatet janë mbledhur duke pyetur femrat se sa mesatarisht bëjnë seks dhe a ka pasur rëndësi në arritjen e orgazmës për to madhësia e penisit.
Nga studimi u morr vesh se sa më i gjatë penisi, aq më shumë ka një femër orgazma.