Procesi natyror i plakjes ka bërë që shumë shkenctarë të mendojnë për këtë fenomen.
Në një artikull të publikuar në Scientist, një doktor ka folur për faktin se plakja është një sëmundje që mund ta shërojmë, shkruan Gazeta Express.
Dr. Mutaz Musa mjek në kolegjin “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork thotë se plakja duhet të shihet si gjendje fizike jo normale e cila mund të trajtohet.
Në të njëjtën mënyrë, siç e shohim dhe trajtojmë kolesterolin, problemet e zemrës e të tjera, duhet ta trajtojmë edhe dëmin që shkaktohet nga plakja.
Dr.Musa nuk është i vetmi që mendon se plakja mund të shërohet. Ai në po të njejtin artikull citon Aubrey de Grey, një shkencëtar dhe biolog, i cili madje kishte bërë fushatë që të trajtohet si sëmundje patologjike.
Unity Biotechnology, pushtoi titujt e botës pasi siguroi miliona fonde në kërkim të sëmundjeve që vijnë nga plakja, e sidomos, kjo firmë po kërkon mënyra për të parandaluar procesin e plakjes duke ngadalësuar qelizat tona.
Studime të reja cilësojnë se janë disa proteina të veçanta që luajnë rol të rëndësishëm në plakjen qelizore, përderisa disa të tjera flasin për krijimin e komponimeve që do të kompensonin humbjen e energjisë natyrore të shkaktuar nga plakja.
Në rast se ky hulumtim apo inovacion do të vazhdojë, në të ardhmen mund të flasim për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme./Gazeta Shneta