Artriti psoriatik aktualisht prek rreth 1 milion amerikanë.
Kjo sëmundje e rëndë dhe progresive mund të shfaqet me ose pa shenja të acarimeve në lëkurë, transmeton Gazeta Shneta.
Të dy trajtimet janë në dispozicion, edhe natyrale edhe ato të recetave. Kombinimi i terapive natyrale me medikamentet mund të jetë i nevojshëm për të parandaluar dëmtimin e nyjeve.
Studimet tregojnë se mund të ketë fatorë gjenetikë që mund të vendosin disa individë në rrezik më të madh. Ekzistojnë gjithashtu indikacione që faktorët mjedisorë mund të shkaktojnë këtë sëmundje.
Simptomat e artriti psoriatik
Edhe pse shkaku i drejtpërdrejt mund të mos jetë i njohur, simptomat janë lehtësisht të njohshme pasi ato shfaqen shpesh. Ato mund të përfshijnë:
Dhimbje/ënjtje
Dhimbje këmbësh
Dhimbje në qafë dhe shpinë
Ënjtje në gishta
Dhe lodhje.
Simptomat e më sipërme zakonisht fillojnë të manifestohen tek individët midis moshës 30-50 vjeç, por ato ndonjëherë mund të fillojnë në fëmijëri.
Ushqimet që duhet t’i konsumoni
Pas konsultimit me një reumatolog dhe ndoshta dermatolog, rreth gjysma e njerëzve që jetojnë me artrit psoriatik kanë zgjedhur të përdorin ilaçe alternative për të menaxhuar sëmundjen e tyre.
Disa ushqime specifike që janë të njohura për përfitimet e tyre anti-inflamatore kanë shtuar ndjeshëm lehtësimin e dhimbjeve.
Peshu me shumë yndyrë
Peshqit me shumë vaj janë të mbushura me acide yndyrore anti-inflamatore omega 3. Këto janë disa nga ushqimet më të fuqishme dhe efektive për të shëruar artritin psoriatik.
Mollat
Mollat promovojnë shëndetin qelizor dhe rritin qarkullimin e gjakut në trup
Bajamet
Bajamet janë burimi i shkëlqyer i vitaminës E, e cila promovon shërimin e artritit.
Manot
Mangot përmbajnë vitaminë A dhe C. Mango ofron përfitime të shumta për sëmundje imunitare.
Vitamina D
Njerëzit që kanë artritin psoriatik kanë tendencë të jenë të mangët në vitaminën D, e cila është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të lëkurës. /GazetaShneta/