Shpesh është e thjeshtë të tregojmë se çka e motivon dikë, veçanarisht ata që janë të udhëhequr nga suksesi. Por, cila është mosha kur këto aftësi vrojtuese marrin hov: 21, 30, 65? Sipas këtij studimi, kjo fillon kur jemi fare bebe të vogla shkruan Mom.me transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit nga MTI dhe Universiteti i Harvardit tregojnë se bebet që nga mosha 10 muajshe mund të dallojnë vlerat dhe qëllimet e një personi duke vrojtuar se sa shumë punojnë ata për ti arritur ato.
“Foshnjet janë larg nga të përjetuarit e botls si diçka ‘konfuzion lulëzues apo interesant,’” tregon autori kryesor Shari Liu, duke ju referuar një përshkrimi të psikologut dhe filozofit James William rreth përjetimit të parë të botës nga foshnjet.
“Ato i interpretojnë veprimet e njerëzve në termet e variablave të fshehura, duke përfshirë përpjekjen që shpenzojnë njerëzit për të prodhuar këto veprime, dhe gjithashtu vlerën e atyre qëllimeve që arrihen nëpërmjet këtyre veprave”