Studiuesit zbulojnë simptomën më të zakonshme të koronavirusit, kjo nuk është një kollë i thatë

2020-11-24 në ora 18:34

Hulumtimi nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani, zbuloi se një humbje e shijes dhe nuhatjes ishin simptoma më të zakonshme të raportuar midis atyre që dolën pozitivë gjatë muajve gusht deri në tetor.

Kollitja e thatë e lidhur gjatë me Covid-19 nuk është simptoma më e zakonshme e sëmundjes shkruan Mirror.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.

Të dhënat e fundit të përpiluara nga studiuesit në Zyrën për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se cila simptomë është raportuar më shpesh nga të sëmurët me Covid-19.

Ata zbulojnë se simptoma më e zakonshme e raportuar në mesin e atyre që kanë rezultuar pozitivë është humbja e nuhatjes ose shijes – e quajtur anosmi.

Midis mbi 35-vjeçarëve, 20 dhe 40% kishin anosmi, krahasuar me rreth 15 deri në 25% të këtij grupi që kishin ethe dhe 13 deri në 18% që kishin një kollë. /Gazeta Shneta/