Suedia ka thënë që 7.3% e njerëzve në kryeqytetin e saj Stokholmi kishin zhvilluar antitrupat e nevojshëm për të luftuar koronavirusin.
Ky studim u krye për të përcaktuar imunitetin e mundshëm të popullësisë Suedeze shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ajo u bazua në 1,118 teste të kryera brenda një jave. Autoriteti i Shëndetit Publik të Suedisë synon të kryej të njëjtin numër testimesh çdo shtatë ditë gjatë një periudhe tetë javore.
Rezultatet nga rajone të tjera do të jepen më vonë, tha një zëdhënës i Autoritetit të Shëndetit Publik.
Suedia miratoi një strategji të ndryshme ndaj kombeve të tjera nordike, duke zgjedhur të mbante shumicën e shkollave, restoranteve dhe bareve në përpjekje për të forcuar imunitetin./GazetaShneta/