Suksesi i këtij viti në Kardiologji: 610 koronarografi dhe 450 stentime

2017-07-18 në ora 13:42

Përkundër sfidave dhe vështirësive evidente, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të Shërbimit Spitalor të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime dhe 300 balonime (PTCA).

QKUK, përmes një komunikate për media, thotë po ashtu se kjo punë është kryer nga 7 specialistë të kardiologjisë invazive dhe 5 infermier/e, përderisa nga statistika vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës, për shkak se nga muaji shkurt, pas rregullit të aparatit ky shërbim ka filluar të punoj 12-orë.

“Nga parallogaritja e shërbimeve rezulton se janë kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore”, thotë QKUK.