Në urgjencën e QKMF-së në Prizren, mbrëmë ka ndodhur një sulm ndaj infermierëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan GazetaShneta.
Sindikata dënon ashpër sulmin ndaj infermierëve, duke i’u bërë thirrje organeve përgjegjëse që të marrin masa ndaj këtij sulmi.
Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar.”, ka thënë Hoti.
Tutje, ai ka dënuar këtë sulm që rrezikon integritetin fizik të personelit shëndetësor./GazetaShneta/