Sulmohet mjeku dhe tekniku në Urgjencë, policia ka arrestuar gjashtë të dyshuar

2018-08-10 në ora 13:55

Nuk janë të rralla rastet kur personeli mjekësor sulmohet në vendin e punës, së fundmi një ngjarje e tillë ka ndodhur në Suharekë, në Urgjencën e Mjekësisë Familjare.

Këtë e ka njoftuar Policia rajonale e Prizrenit e cila ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, të cilët janë të dyshuarit që kanë sulmuar një teknik dhe mjek.

Ky është njoftimi i plotë i policisë: Rreth orës 03:53 minuta   të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrëxuar në dysheme një mjek dhe një teknik. Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit  për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit  të bëhet i ndalimi i tyre./Indeksonline/