Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë një lajm jashtëzakonisht të mirë për shëndetësinë kosovare.
Ministria Vitia në një konferencë për media ka deklaruar se kanë siguruar plot 70 milionë euro nga Qeveria e Kosovës, kreditorët dhe grantet për të investuar në ngritjen e kapaciteteve në institucionet publike të shëndetësisë në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
“Do të shtojmë pesë laboratorë të rinj për testime. Do të trefishojmë numrin e respiratorëve, do të investohet në pajisjet e tjera mjekësore. Do shtojmë numrin e Rezonancave Magnetike, do të dyfishohet numri i CT’ve, do kemi më shumë shtretër për repartet intensive”, u shpreh Vitia.
Ndryshe, vetëm kohë më parë, Banka Botërore ka ndarë një kredi të butë për Kosovën në ndihmën për të ngritur kapacitetet në institucionet publike të ofrimit të shërbimeve mjekësore. /Gazeta Shneta/