Drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë në Shkup, Dr. Nina Caca Biljanovska, do të suspendohet nga puna për shkak se punoi me pacientë edhe pse ishte e sëmurë nga koronavirusi duke e rrezikuar shëndetin e tyre.
Biljanovska kishte qenë në një kongres në Itali dhe në vend që të vetizolohej ajo ishte paraqitur në punë dhe kishte trajtuar pacientët. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se ndihet i dëshpëruar për shkak të mos respektimit të rekomandimeve nga doktoresha.
Për shkak të saj janë vendosur në izolim shtëpiak 193 persona, 103 prej të cilëve janë nga një konferencë e dermatologëve në Shkup ku Biljanovska kishte mbajtur një ligjëratë.
Kujtojmë se në Maqedoninë Veriore deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në shtatë. /Gazeta Shneta/