Kryetari I FSSHK-së Dr. Blerim Syla dhe delegacioni i tij zhvilluan takim me Ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me gjendjen e përgjithshme në shëndetësi dhe rolin e FSSHK- së në këtë proces.
Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i FSSHK-së u dakurduan që të vazhdohet me hapat e mëtejmë të dialogut social të ndërtuar në mes të dy institucioneve,duke e vlerësuar si hap të parë dhe emergjent furnizimin me barna për të gjitha institucionet shëndetësore të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.
“Gjithashtu është diskutuar edhe fillimi i përgatitjeve për implementim të Marrëveshjes së nënshkruar nga FSSHK dhe Koalicion PAN, konkretisht implementimi I kërkesave të dalura nga kjo Marrëveshje”, thuhet në njoftim.
U diskutua edhe në lidhje me plotësimin dhe ndryshimin e infrastrukturës ligjore tek ato ligje dhe akte të cilat është parë e nevojshme plotësimi por edhe të atyre akteve të cilat janë në proces të plotësim-ndryshimit në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës.
Palët në takim u dakorduan që të formohen grupe për dialog social dhe kontaktet të jenë intensive me qëllim të përmirësimit të gjendjes në sistemin shëndetësor, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/