Forca dhe aftësia ndihmojnë bebin tuaj 11 muajsh të lundrojë rreth botës së tij. Mësoni më shumë rreth pikave kryesore të kësaj faze.
Bebja juaj po bëhet më e ngarkuar gjatë ditës, dhe ai/ajo nuk mund të presë për të marrë në gishtat e vegjël gjithcka që ju vie para shkruan Parents.
“Ata po eksplorojnë mjedisin e tyre,” shpjegon Dr. Beth transmeton Gazeta Shneta.
“Në këtë fazë, lëvizshmëria e tyre mund të ndodhë shpejt. Vetëm kur mendoni se fëmija juaj është i kënaqur të luajë në tapetin me lodra që e rrethojnë, kjo do të jetë kur ai do të zhvendoset drejt hapave të parë“.
“Momenti kur fëmija po qëndron për herë të parë në këmbë i vetëm është vërtet hap i rëndësishëm,” thotë Dr. Donna Eshelman.
“Prindërit shpesh kërkojnë lëvizjen e bebit por qëndrimi dhe përafrimi si dhe stabiliteti është një aftësi në vetvete” shtoi ajo.
– Çfarë duhet të prisni në muajin e 11-të
Shumica e bebeve në këtë kohë mund të ulen pa mbështetje, të rrokullisen dhe të tërhiqen për të qëndruar në këmbë.
Disa do të ndërmarrin hapat e tyre të parë qysh në 9 ose 10 muajt e parë.
“Ecja është një arritje kryesore që ndryshon në secilin fëmijë. Fëmijët në përgjithësi arrijnë zotërim në këtë aftësi midis 11 dhe 16 muajsh,” thotë Dr. Ryan. /Gazeta Shneta/