Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka kumtuar lajmin sot dhe për dymbëdhjetë (12) raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Thuhet sipas njoftimit se nga 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren ka rezultuar me dymbëdhjetë (12) raste me SARS-CoV-2 në Kosovë transmeton Gazeta Shneta.
Vendbanimet më të prekura me virusin e fundit dolën të jenë komuna e Vushtrrisë dhe Prizrenit.
Gjegjësisht, nga komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë” – kështu ka njoftur sot IKSHPK-ja.
Vlen të theksohet se numri total i rasteve me SARS-Cov-2 në vend shkon në gjithsej 1.064 raste. /Gazeta Shneta/