Një vajzë e re ishte në mesin e 27 personave të cilët humbën jetën pas përmbysjes së gomones në Kanalin Anglez, e cila po transportonte emigrantë. Kjo tragjedi po konsiderohet të jetë ndër më rëndat në vitet e fundit.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmann, bëri të ditur se pesë gra ishin në mesin e të vdekurve, dy persona kshin shpëtuar dhe një është ende i zhdukur shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Deri më tani, katër persona të dyshuar janë arrestuar.
Refugjatët dhe emigrantët që ikin nga vendi i tyre për të gjetur një jetë më të mirë në Britani, përzgjedhin këtë rrugë të rrezikshme përmes gomoneve të papërshtatshme për udhëtim.
“Përgjegjësit kryesorë për këtë situatë të neveritshme janë kontrabandistët, domethënë kriminelët që për disa mijëra euro organizojnë trafikun e qenieve njerëzore nga Iraku, Afganistani, Afrika, Azia dhe që më pas i përdorin këta njerëz për t’i sjellë në Belgjikë, Holandë, Francë, veçanërisht për të kaluar Kanalin dhe për të shkuar në Britaninë e Madhe”, tha Darmanin.
Aktualisht, më shumë se 25,700 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez për në Britaninë e Madhe me varka të vogla, sipas të dhënave nga Agjencia Britanike e Lajmeve.
Vetëm të mërkurën, autoritetet franceze shpëtuan 106 njerëz që po kalonin me varka të ndryshme në Kanalin Anglez.
Në lidhje me rastin në fjalë ka reaguar edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri brianik, Boris Johnson.
Macron tha se vendi i tij nuk do ta lejoj Kanalin Anglez të shndërrohej në një varrezë.
Të dy liderët ranë dakord të shtojnë përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar kalimet e emigrantëve, por gjithashtu akuzuan njëri-tjetrin se nuk kanë bërë aq sa duhet./Gazeta Shneta/