Shtatë (7) qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 65 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu bëhet e ditur se gjashtë (6) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Ndërsa të raportuar janë dhe nëntë (9) qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së.
Aktualisht në nivel vendi janë 95 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/