Ditë më parë është marrë miratimi për administrimin e vaksinës Pfizer te fëmijët 5 deri në 11 vjeç. Pas këtij vendimi, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rekomanduar që fëmijët të marrin vaksinën kundër Covid.
Pas disa muajsh pritje, vaksina kundër Covid tanimë është e aplikueshme edhe tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Megjithëse, ky lajm është mirëpritur, shumë prindër hezitojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen.
Sipas një sondazhi në muajin shtator të këtij viti, rreth një e treta e prindërve do të vaksinonin fëmijët e tyre sapo të miratohej vaksina.
Si rrjedhojë e këtij hezitimi, më poshtë mund të lexoni më shumë në lidhje me vaksinën Pfizer.
1.Pse është e nevojshme vaksinimi i fëmijëve?
Më parë është krijuar ideja se fëmijët mund të infektohen nga Covid-19 dhe ta kalojnë atë me lehtë. Mirëpo, sipas AAP, 0.1 dhe 2 për qind e rasteve të infektimit me Covid tek fëmijët kanë rezultuar me hospitalizim.
Këta mund të duken numra të vegjël, por që nga fillimi i pandemisë rreth 6.8 milionë fëmijë kanë rezultuar pozitiv.
Për këtë arsyje, vaksinimi kundër Covid është i domosdoshëm, pasi kjo do të jetë një rrugë drejt përfundimit të pandemisë.
Në anën tjetër, vaksinimi sjell efekte pozitive e të cilat janë vërjetur edhe tek mosha 12 deri në 17 vjeç.
2.Çfarë duhet të dini për vaksinën?
Vaksina Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, përmban përbërës të njejtë si vaksinat e tjera.
3.Çfarë tregojnë të dhënat?
Sipas një njoftimi nga kompania Pfizer, në provat e testimit të vaksinës kanë marrë pjesë 2,268 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç.
Bazuar në rezultate, vaksina tregoi efikasitet 90,7 për qind kur bëhej fjalë për parandalimin e infeksionit te fëmijët./Gazeta Shneta/